Bayerni pas Hazardit

Sport December 13, 2018 - 15:10
Detajet

Bayern Munichu ia ka mësyrë Hazardit, shkruan Zeri.info.

Nuk bëhet fjalë për yllin e Chelseat, Eden Hazard, por për mesfushorin ofanzivë të Borussia Monchengladbachut, vëllain e tij Thorgan.

Ky i fundit po e kalon një sezon fantastik në Bundesliga dhe Gladbachu po tenton t’ia vazhdojë kontratën aktuale, e cila i skadon në vitin 2020.

Hazard ka shënuar 6 gola dhe ka dhuruar 8 asistime në 14 ndeshje. Bayerni s’e ka ndërmend ta “lëshojë” lehtë atë. /Zëri/