Irving, mrekullia e shtatë e Celtics

Sport December 13, 2018 - 10:46
Detajet

Hap pas hapi, Bostoni është duke e vënë në shënjestër kreun e Konferencës Lindore në NBA pas fillimit të dobët të sezonit, shkruan Zeri.info.

Kundër Washingtonit, skuadra e Brad Stevens e regjistroi fitoren e shtatë radhazi pasi i mundi në vazhdime Wizards.

Marcus Smart ishte i shkëlqyeshëm me 38 pikë, ndërsa paraqitje fenomenale bëri edhe Kyrie Irving.

Nets ndërkohë fituan dhe bindën kundër Sixers, të udhëhequr nga Spencer Dinwiddie, që shënoi 39 pikë.

Anthony Davis ishte i pandalshëm për Thunder pasi realizoi 44 pikë dhe pati 18 kërcime.

Pacers e shënuan fitoren e gjashtë radhazi falë të rikthyerit Victor Olapido (12 pikë, 10 kërcime).

Luka Doncic vazhdoi të shkëlqejë më 24 pikë, 10 kërcime e 6 asistime në fitoren e 11-të radhazi në shtëpi të Mavs.

Jazz i shkatërruan Heat, kurse Hornets fituan ndaj Pistons në fund falë 31 pikëve të Kemba Walker.

Grizzlies ishin më të mirë se Blazers, kurse të mirë u treguan edhe Cavs e Kings.

Rezultatet: Washington – Boston 125-130, Philadelphia – Brooklyn 124-127, New Orleans – Oklahoma City 118-114, Indiana – Milwaukee 113-97, Memphis – Portland 92-83, Dallas – Atlanta 114-107, Utah – Miami 111-84, Charlotte – Detroit 108-107, Cleveland – New York 113-106, Sacramento – Minnesota 141-130 e Toronto – Golden State 113-93. /Zëri/