Diellza Kolgeci dhe sportisti i njohur së shpejti prindër – mësohet muaji i shtatzënisë

Sport December 13, 2018 - 10:02
Detajet

Diellza Kolgeci së shpejti do të bëhet nënë.

Njëra nga femrat më të bukura shqiptare po jeton pritjen e ëmbël së bashku me basketbollistin e njohur Fisnik Rugova.

Insporti.com mëson se dyshja janë në pritje të një fëmijë pas një kohe të gjatë lidhjeje.

Sipas burimeve, Diellza është në muajin e pestë të shtatzënisë.

Kujtojmë se basketbollisti i njohur dhe Diellza kanë 10 vite diferencë në moshë, por kjo duket të mos ketë qenë problem për çiftin më të ri tashmë te konfirmuar.

Image