Enis Bardhi transferohet te skuadra e re për 12 milionë euro?

Sport December 12, 2018 - 22:50
Lexo Detajet

Mesfushori i Levantes, Enis Bardhi po kalon një tjetër sezon shumë të mirë te skuadra spanjolle.

Edhe pse mesfushor, lojtari ka raporte tepër të mira me golin dhe shpeshherë ka shënuar në mënyrë spektakolare, me goditjet e dënimit që janë specialiteti i tij.

Sipas “infosport.mk”, paraqitjet shumë të mira kanë bërë që të tërheqë interes nga ekipet të tjera të Evropës, me skuadrën e Spartak Moskës që çmendet për mesfushorin.

Mësohet se ekipi rus është gati të paguajë 12 milionë euro për Bardhin.

Kjo shifër është shumë e kënaqshme për Levanten.