Befasi të mëdha pas pjesës së parë në Champions League

Sport December 12, 2018 - 21:59
Lexo Detajet

Sonte po luhen ndeshjet e fundit të fazës në grupe të Ligës së Kampionëve për këtë sezon, përkatësisht të fundit në grupet E, F, G dhe H.

Pjesët e para kanë prodhuar befasi në rezultate, shkruan zeri.info.

Juventus të cilët e kanë siguruar kualifikimin, po humbin në transfertën e Bernit nga Young Boys me rezultat 1-0. Golin e vetëm për zviceranët e shënoi Hoarau nga penaltia në minutën 30.

Në ndeshjen tjetër të grupit, Manchester United që po ashtu e ka siguruar kualifikimin, po humb 1-0 në ‘Mestalla’ nga Valencia me golin e vetëm që e shënoi Carlos Soler në minutën 17, shkruan zeri.info.

Në ballafaqimet e tjera Man.City vetëm në fund të pjesës së parë me anë të Sane e barazoi rezultatin ndaj Hoffenheimit që kaluan në avantazh me anë të penaltisë së konkretizuar në gol nga Kramaric.

Në meçin tjetër të këtij grupi që vendos skuadrën e dytë që kalon grupin, Shakhtari i Donetskut po fiton 1-0 ndaj Lyonit me golin e Moraes, gol që e çon Shakhtarin tutje.

Në sfidat e tjera Bayern po fiton 1-0 si mysafir ndaj Ajaxit, Benfica po barazon pa gola me AEK-un e Athinës.

Në ndeshjet e zhvilluara në 18:55 Reali u mposht bindshëm 0-3 në shtëpi nga CSKA-ja e Moskës kurse Viktoria Plzen mposhti 2-1 Romën.

Reali dhe Roma e kishin siguruar më herët kualifikimin./ZERI/