Zbulohen kundërshtarët e Kosovës për eliminatorët në Futsall

Sport December 12, 2018 - 18:51
Lexo Detajet

Kosova i ka mësuar emrat e kundërshtarëve të parakualifikimeve të Kampionatit Botëror 2020 në Futsall, të pjesëmarrjes së saj të parë, shkruan Zeri.info.

Në shortin e tërhequr sot në Nyon të Zvicrës, “Dardanët” përfunduan në Grupin 3 së bashku me Norvegjinë, Bjellorusinë e Andorrën.

Ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen në Bjellorusi prej 29 janar deri më 3 shkurt 2019.

Dy ekipet e para të grupit do të kalojnë në rrethin e ardhshëm kualifikues. /Zëri/

Image