Messi blen një avion privat
Sport
December 12, 2018 - 16:41
Detajet
Lionel Messi është pa dyshim një prej futbollistëve më të paguar në botë dhe së fundi ka blerë një avion privat për familjen e tij, që kushton rreth 15 milionë euro.
Messi kalon shumë kohë me familjen e tij, gruan dhe 3 fëmijët, të cilëve së fundi i ka blerë këtë avion luksoz.
Avioni është një "Gulftream V", i prodhuar më 2004.
Në bisht të avionit është i vendosur numri 10, por ajo që është më interesante te ky avion janë shkallët.
Në secilën nga shkallët janë të shkruar emrat e çdo anëtari të familjes së Messit.
Në foto mund të shihni se sa luksoz është avioni i futbollistit, që kushtoi hiç më pak se 15 milionë dollarë.