‘Plisat’ tifozë humanë, organizojnë fushatë bamirëse për shpërndarje të dhuratave!

Sport December 12, 2018 - 15:56
Detajet
Image

“Plisat” vazhdojnë ta shfaqin anën e tyre humane, shkruan Zeri.info.

Për të satin vit me radhë, tifozët prishtinas do t’i ndihmojnë edhe këtë fundvit familjet në nevojë, posaçërisht fëmijët, përmes fushatës bamirëse “Ndihmo edhe Ti”.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e kryetarit të “Plisave”, Albert Kastrati.

“Si çdo fundvit edhe kësaj radhe grupi i tifozëve të Prishtinës “Plisat” organizon fushatën bamirëse për shpërndarjen e dhuratave nën moton “Ndihmo edhe Ti”, duke shpërndarë dhurata për vitin e ri fëmijëve nëpër vise të ndryshme të Kosovës, vise këto të prekura nga lufta e fundit dhe varfëria rëndë. Fëmijëve të dëshmorëve, fëmijëve të invalidëve të luftës, fëmijëve të varfër, fëmijëve të sëmurë nëse jo çdo ditë, atëherë një herë në vit mundemi që t’u ofrojmë ndjenjën se edhe dikush tjetër mendon për ata. Kanë nevojë per ngrohtësi, për buzëqeshje për afërsi. Te gjitha dhuratat do te jenê prodhime vendore”, ka shkruar “Tigri” në Facebook. /Zëri/