Tottenhami e arriti të pamundurën

Sport December 12, 2018 - 11:04
Detajet

Trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino e lavdëroi ekipin e tij pas barazimit ndaj Barcelonës, që ia siguroi kualifikimin në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve, transmeton zeri.info

Pochettino beson që ekipi i tij e arriti atë që dikush e mendonte si të pamundur.

“Jam shumë i lumtur, shumë krenar. Më kujtohet që pas Eindhovenit askush nuk besonte te ne. Të gjithë thanë se ishte një mision i pamundur, por ne jemi atu”, deklaroi Pochettino.

“Ne jemi në fazën tjetër dhe është një arritje e madhe për klubin. Ne jemi shumë të lumtur për tifozët tanë që ishin këtu, të lumtur për tifozët tanë në Londër dhe gjithandej në botë”, shtoi strategu argjentinas./Zëri