Napoli, favorit or Ligën e Evropës

Sport December 12, 2018 - 10:53
Detajet

Mbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly u shpreh i pikëlluar pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, por thotë se ekipi i tij është favorit për të fituar Ligën e Evropës, transmeton zeri.info

Klubi italian u eliminua nga Liga e Kampionëve pas humbje minimale 1:0 nga Liverpooli.

“Ne ishim aq afër. Kur filloi faza e grupeve, shumë njerëz menduan që në fillim se ishim jashtë Ligës së Kampionëve. Neve na vjen keq sepse mund të kishim befasuar të gjithë dhe nuk mundëm”, deklaroi Koulibaly.

“Ne do të japim gjithçka në Ligën e Evropës që të shkojmë sa më larg që është e mundshme dhe madje të provojmë që ta fitojmë. Ne e dimë se nuk do të jetë e lehtë sepse ne tashmë jemi favorit”, shtoi ai./Zëri