Fitojnë Raptors e Spurs

Sport December 12, 2018 - 10:43
Detajet

Toronto Raptors ka korrur fitore në udhëtim te LA Clippers me rezultatin 123:99, transmeton zeri.info

Mysafirët e filluan furishëm takimin, duke krijuar një epërsi prej 13 pikësh në çerekun e parë, derisa pjesën e parë e mbyllën me rezultatin 70:57.

Raptors e shtuan epërsinë edhe në çerekun e tretë, të cilët e mbyllën me rezultatin 33:17, ndërkohë që këndellja e vendasve në çerekun e katërt (25:20) ishte e pamjaftueshme për ta ndryshuar rezultatin.

Serge Ibaka me 25 pikë, 9 kërcime dhe 2 asistime dhe Kyle Loëry me 21 pikë, 7 asistime dhe 5 kërcime ishin më të mirët për Raptors.

Ndërkohë, te vendasit më i dalluari ishte Boban Marjanovic, që realizoi 18 pikë dhe 7 kërcime.

Fitores iu gëzua edhe San Antonio Spurs në shtëpi ndaj Phoenix Suns me rezultatin 111:86. Bryn Forbes ishte më meritori për fitoren e vendasve me 24 pikë, 11 kërcime dhe 3 asistime. Ndërsa, te Suns më i dalluari ishte De'Anthony Melton me 17 pikë, 7 kërcime dhe 6 asistime.

Rezultatet: Houston – Portland Trail 111:104, San Antonio – Phoenix 111:86, LA Clippers – Toronto 99:123.