Kualifikohen Liverpooli, PSG-ja e Tottenhami

Sport December 11, 2018 - 22:57
Detajet

Liverpooli, PSG-ja e Tottenhami e kanë siguruar kualifikimin në fazën e së tetës së finales të Ligës së Kampionëve, transmeton zeri.info

Liverpooli fitoi minimalisht 1:0 ndaj Napolit, por që i mjaftoi për të kaluar grupin. Mohamed Salah realizoi për vendasit në minutën e 34-t.

Paris Saint Germaini triumfoi 3:1 në udhëtim te Crvena Zvezda për të siguruar kualifikimin tutje në të tetën e Ligës së Kampionëve. Edinson Cavani (10’), Neymar (40’), Marquinhos (74’) dhe Kylian Mbappe (90’) realizuan për mysafirët, derisa për vendasit golin e vetëm e shënoi Marko Gobeljic (56’).

Tottenhami barazoi 1:1 në udhëtim te Barcelona. Ousmane Dembele shënoi golin e parë për Barcelonën në minutën e shtatë, derisa për barazimin e rezultatit u përkujdes Lucas Moura (85’).

Interi është eliminuar nga Liga e Kampionëve dhe do të luajë në fazën eliminatore të Ligës së Evropës. Klubi italian barazoi në shtëpi 1:1 ndaj PSV Eindhovenit. Hirving Lozano realizoi për holandezët në minutën e 13-të, derisa për italianët rezultatin e barazoi Mauro Icardi (73’).

Grupi A

C. Brugge – A. Madrid           0:0

Monaco – B. Dortmund          0:2

Grupi B

Barcelona – Tottenham           1:1      

Inter – PSV     1:1      

Grupi C

C. Zvezda – PSG        1:4

Liverpool – Napoli      1:0