Një telefon ia merr jetën sportistes ruse

Sport December 11, 2018 - 13:36
Detajet

Një qark i shkurtër elektrik, ndërsa ishte duke u larë në vaskë, i ka marrë jetën sportistes ruse të arteve marciale, Irina Rybnikova.

Edhe pse nuk është konkluduar ende në një version përfundimtar zyrtar, burime pranë grupit të hetuesve konfirmojnë se bëhet fjalë për një aksident, shkaktuar nga një telefon i mençur, i cili ishte në karikim.

Irina i gjet e pajetë nga prindërit e saj në vaskë të cilën nuk mund të bënin asgjë për ta rikthyer në jetë 15-vjeçaren.