Milani në pritje të Fabregasit

Sport December 11, 2018 - 12:45
Detajet

Mesfushori i Chelseat, Cesc Fabregas raportohet se është i hapur që t’i bashkohet Milanit, por klubi anglez do të mundohet që ta bindë spanjollin të qëndrojë në Londër, transmeton zeri.info

Spanjolli ka kontratë me klubin londinez deri në fund të këtij edicioni dhe Milani tashmë ka shprehur një interesim të madh për mesfushorin.

Drejtori sportiv i Milanit, Leonardi është duke pritur që Chelsea të gjejë një zëvendësues të Fabregasit në mënyrë që pastaj të lirohet rruga e transferimit të spanjollit drejt Italisë.

Milani është shprehur e gatshmë të paguajë rreth 8 milionë euro për Fabregasin në janar, por Chelsea momentalisht është duke kërkuar 12 milionë./Zëri