Hazard vazhdon të shtojë dyshimet për të ardhmen e tij te Chelsea

Sport December 11, 2018 - 12:37
Detajet

Sulmuesi i Chelseat, Eden Hazard thotë se nuk dëshiron të ketë ndonjë pendesë në të ardhmen, derisa është duke e menduar nëse do të largohet nga klubi londinez apo do të nënshkruajë një kontratë të re, transmeton zeri.info

Reprezentuesi belg ka edhe 18 muaj të mbetur në kontratën e tij me Chelsean dhe haptazi e ka vënë në dyshim rinovimin e tij.

Hazard nuk e ka fshehur dëshirën e tij për të luajtur te Real Madridi, derisa thashethemet për të ardhmen e tij vazhdojnë të shtohen.

“Trajneri i ri (Maurizio Sarri) e mendon futbollin ashtu sikur unë, kështu që do të shohim. Familja ime është në Londër, unë gjithashtu do të mbush 28 vjeç. Nuk dua që të kem ndonjë pendesë në fund të karrierës sime”, deklaroi Hazard.

“Është një vendim të cilin duhet ta marr unë, nuk e di kur, por do ta marrë. Ju më njihni mua, unë gjithmonë e kam dashur Realin edhe para (Zinedine) Zidanet, Do të shohim se çfarë do të ndodhë. Siç e kam thënë, unë tashmë jam duke e përfunduar këtë vit me Chelsean, unë ende e kam edhe një vit në kontratën time pas këtij viti”, shtoi reprezentuesi belg./Zëri