Liverpooli, 'për jetë a vdekje'

Sport December 11, 2018 - 11:16
Detajet

Liverpooli do ta ketë një sfidë jashtëzakonisht të rëndësishme ndaj Napolit në “Anfield” për fatin e tij në Ligën e Kampionëve. Gjigantit anglez i duhet vetëm fitorja, e cila edhe mund të mos mjaftojë varësisht prej rezultatit, në mënyrë që të kualifikohet në mesin e 16 ekipeve më të mira të Evropës, shkruan sot, gazeta “Zëri”

Liverpooli do të luajë “për jetë a vdekje” ndaj Napolit në xhiron e fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve. Gjigandit anglez i duhet vetëm fitorja, e cila mund të mos i mjaftojë nëse fiton me rezultat minimal dhe me gol të pësuar (me rezultat minimal mund të kalojë tutje vetëm nëse fiton 1:0), për të siguruar kualifikimin në të tetën e finales së kompeticionit më prestigjioz për klube në Evropë. Ndërkohë Napolit i mjafton një barazim ose një humbje minimale, por me gol të shënuar për të kaluar tutje.

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka kërkuar ndihmën e tifozëve për takimin ndaj italianëve, duke thënë se anglezët duhet të krijojnë një atmosferë elektrizuese në “Anfield”. Në ndeshjen e parë në Itali Napoli kishte triumfuar 1:0. “Ne nuk luajtëm mirë në Napoli, kështu që ne së pari duhet të tregojmë se jemi më të mirë sesa që luajtëm atje. Ne do të kërkojmë ndihmë në ‘Anfield’ dhe t’u bëjmë thirrje tifozëve që të na ndihmojë, është një ndeshje jashtëzakonisht e rëndësishme”, deklaroi Klopp. “Ne e dimë se sa e mirë mund të bëhet atmosfera dhe shpresojmë që ta shohim. Ne do të bëjmë gjithçka që të kualifikohemi përsëri në këtë kompeticion dhe e dimë se e kemi shansin që të kalojmë me rezultate specifike, edhe pse kjo kampanjë e Ligës së Kampionëve nuk ka qenë edhe aq mirë për ne”, shtoi gjermani.

Në anën tjetër trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti, ka deklaruar se ekipi i tij do të shkojë në Angli për të sulmuar. “Do të jetë një ndeshje e vështirë, emocionuese. Ne do të shkojmë atje dhe do të luajmë lojën tonë të zakonshme. Do të ishte kundërproduktive që të provojmë të parkojmë autobusin. Pas së gjithash, ne nuk luajmë në atë mënyrë. Ne do të provojmë që ta kontrollojmë ndeshjen dhe jam i sigurt që djemtë janë të gatshëm dhe të motivuar për të dhënë gjithçka. Ne do të shkojmë atje me qasje sulmuese”, u shpreh strategu italian./Zëri

Grupi A

21:00 C. Brugge – A. Madrid

21:00 Monaco – B. Dortmund

Tabela

1. A. Madrid         5              12

2. B. Dortmund    5              10

3. C. Brugge          5              5

4. Monaco            5              1

Grupi B

21:00 Barcelona – Tottenham        

21:00 Inter – PSV               

Tabela

1. Barcelona         5              13

2. Tottenham       5              7

3. Inter                5              7

4. PSV                5              1

 Grupi C

21:00 C. Zvezda – PSG

21:00 Liverpool – Napoli  

Tabela

1. Napoli                5              9

2. PSG                  5              8

3. Liverpool          5              6

4. C. Zvezda         5              4

Grupi D

18:55 Galatasaray – Porto

18:55 Schalke – L. Moscow

Tabela

1. Porto                 5              13

2. Schalke             5              8

3. Galatasaray     5              4

4. L. Moscow        5              3