Juve, pas Iscos

Sport December 11, 2018 - 11:10
Detajet

Juventusi është duke shprehur interesim për shërbimet e mesfushorit të Real Madridit, Isco, transmeton zeri.info

Reprezentuesi spanjoll momentalisht nuk është zgjedhja e parë e trajnerit të madrilenëve, Santiago Solari dhe kjo gjë ka bërë që e ardhmja e tij në “Santiago Bernabeu” të vihet në dyshim.

Bayern Munichu dhe Chelsea tashmë janë vënë në ndjekje të lojtarit, derisa garës për shërbimet e mesfushorit i është bashkuar edhe klubi torinez.

Isco është pjesë e Real Madridit që prej vitit 2013 kur u transferua nga Malaga për 30 milionë euro, derisa gjatë kësaj kohe është paraqitur në 256 ndeshje për madrilenët, duke realizuar 46 gola dhe 53 asistime.