Hazard, i del në mbrojtje Sterlingut

Sport December 11, 2018 - 11:01
Detajet

Eden Hazard i ka dalë publikisht në mbrojtje Raheem Sterling, i cili ishte fyer në baza racore gjatë ndeshjes mes Chelseat dhe Manchester Cityt në “Stamford Bridge” të shtunën, që u fitua 2:0 nga vendasit, transmeton zeri.info

“E vetmja gjë që mund të them është se unë e përkrah lojtarin. Stelingu është një lojtar fantastik”, deklaroi Hazard.

“Është duke u bërë një hetim, kështu që ne nuk e dimë se çfarë do të ndodhë. Tifozët e vërtetë të Chelseat thjesht këndojnë këngë për Chelsean dhe e shijojnë ndeshjen. Unë jam plotësisht në mbështetje të Raheemit dhe ky lloj i racizmit nuk mund të tolerohet më në stadium”, shtoi ndër të tjera reprezentuesi belg./Zëri