E pabesueshme, Kosova U-21 në grup me Shqipërinë

Sport December 11, 2018 - 10:49
Detajet

Kosova U-21 do të përballet me Shqipërinë U-21 në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian 2021.

Shorti i hedhur sot në Nyon të Zvicrës ka përballur dy kombëtaret shqiptare mes veti.

Të dy këto kombëtare do të kenë bartëse të grupit, gjigantin Anglinë, me të cilën ndodhet në grup edhe Kombëtarja A e Kosovës, shkruan Gazeta Olle.

Krahas Kosovës, Shqipërisë e Anglisë, grupi 3 e përbëjnë edhe Austria, Turqia dhe modestët e Andorrës.