Ancelotti nuk pret që Napoli të ndryshojë nga 'Anfield-i fantastik'

Sport December 10, 2018 - 23:19
Lexo Detajet

Liverpool do të jenë nikoqirë të Napolit në një nga ndeshjet më interesante të këtij edicioni në futbollin evropian.

Kjo ndeshje do të jetë vendimtare për një biletë në fazën e 1/16 të Ligës së Kampionëve.

Skuadrat aktualisht kanë tri pikë diferencë me njëra tjetrën. Napoli kishte mposhtur Liverpoolin me rezultatin 1:0 si vendas. Por, udhëtimi do të jetë diçka më ndryshe.

“Dukshëm është një stadium i mrekullueshëm, një nga më të mirët në botë” ka thënë Ancelotti në konferencën para ndeshjes, transmeton lajmi.net.

“Të gjithë e dinë pasionin e tifozëve, por është e mahnitshme të luash këto ndeshje në këso stadiume” ka thënë tutje italiani.

“Nuk kam frikë nga ndonjë kollaps psikik. Të gjithë kanë dëshirë të luajnë në stadiume fantastike” ishin fjalët e trajnerit të Napolit.

Napoli do të kënaqej edhe me një barazim të vetëm, pasi do të mjaftonte për kalimin tutje.