Zyrtare: Barcelona refuzon të luajë ndeshjen me Gironan në ShBA

Sport December 10, 2018 - 21:22
Lexo Detajet

Nëpërmjet një komunikate zyrtare Barcelona ka njoftuar se bordi i klubit ka vendosur që të refuzojë kategorikisht zhvillimin e ndeshjes kundër Girona në Miami të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ndeshja ishte programuar që të zhvillohet me datën 26 janar të vitit të ardhshëm.

Klubi thotë se nuk mund të shkojnë përtej vullnetit të shumicës së klubeve.

“Kjo shkon përtej vullnetit të tyre për të luajtur, pasi dihet mungesa e konsensusit në të gjithë La Ligan, mbi këtë propozim”.

Barcelona si klub është i gatshëm të shkojë në SHBA dhe paratë t’i ndajë me klubet e tjera, por sipas tyre duhet kjo do të dështojë nëse nuk ka consensus, transmeton Telegrafi.

 “Klubi i Barcelonës është i gatshëm të udhëtojë drejt Miami që të zhvillojë një ndeshje të La Liga dhe pranon që të gjitha përfitimet nga e drejta televizive të ndahen mes klubeve të divizionit të parë dhe të divizionit të dytë”.

“Megjithatë Barça mendon se ky projekt do të dështojë, në rast se nuk do të arrihet marrëveshja mes të gjithë aktorëve të përfshirë”, thuhet në njoftim.

Kanë qenë fillimisht lojtarët ata që kishin dal kundër që ndeshjet të zhvillohen jashtë territorit të Spanjës.