Tifozët e Baselit mahnisin me koreografinë, pamje '3D' në stadium

Sport December 10, 2018 - 16:00
Detajet

Baseli triumfoi 2:0 kundër Zuerichut të dielën. 

Ajo që ka rënë  në sy në këtë ndeshje ka qenë super koreografia "3D", të cilën e kishin përgatitur tifozët e vendasve të Baselit.

Të gjithë tifozët kishin në stolat e tyre para fillimit të ndeshjes syze "3D", në mënyrë që të kishin mundësi të shikonin të plotë panoramën që do të përhapej në stadium, e cila duhet thënë se ishte madhështore.

Tifozët e Borussia Dortmundit dhe Galatasarayt “shquhen” për mrekulli të tilla, duke mahnitur botën e futbollit nëpër stadiume, por me koreografinë e shpalosur, duket se dhe ata të Baselit nuk mbeten shumë mbrapa…

Image

Image

basel video on Vidnews.