Gjilani fillon 'operacionin fshesa', largon këta dy futbollistë nga skuadra

Sport December 10, 2018 - 14:01
Detajet

Erdhën me shumë bujë te SC Gjilani, por u larguan pa përfunduar mirë stinori vjeshtor i kampionatit.

Mauricio Marinho dhe Trevin Ceasar janë dy daljet e para të kuqebardhëve që tashmë kanë hapur derën e largimeve, shkruan Gazetasheshi.com.

Dy futbollistët erdhën në afatin kalimtar të verës, ndërkohë që patën një formë të luhatshme dhe kishin probleme e disiplinën.

Drejtuesit e klubit gjilanas fillimisht kishin suspenduar dyshen e futbollistëve të cilët kishin refuzuar të luanin një ndeshje miqësore ndaj Çamërisë dhe më pas i kishin përjashtuar ata nga skuadra.

Gazetasheshi.com merr vesh se klubi kishte gjetur konsensusin e përbashkët me mbrojtësin brazilian Marinho dhe sulmuesin Caesar për të shkëputur kontratën.

Ceasar realizoi tre gola për Gjilanin në këtë gjysmë edicion, duke u siguruar kuqebardhëve katër pikë.Aktualisht te Gjilani kanë mbetur vetëm dy futbollistë të huaj, Jefferson Lopes dhe Wilber Perez.