Messi gjithmonë garon kundër Perezit, e jo Ronaldos për 'Topin e Artë'

Sport December 10, 2018 - 13:20
Detajet

Legjenda suedeze Zlatan Ibrahimovic beson se fakti që Luka Modric e fitoi "Topin e Artë" këtë vit, lë të kuptohet se Lionel Messi gjithmonë ka garuar kundër presidentit të Real Madridit, Florentino Perezit, për çmimin e madh individual.

Reagimi i Zlatan Ibrahimovicit për "Topin e Artë" 2018 i ka habitur shumë njerëz. Sulmuesi suedez, që luan për klubin amerikan Los Angeles, u përgjigj me ironi ndaj pyetjes së Fox Sports për fituesin e "Topit të Artë", Luka Modricin, duke sugjeruar se presidenti i Real Madridit ka ndikim të madh në ndarjen e këtij çmimi prestigjioz individual, transmeton Gazeta Express.

Gazetari: “Çfarë mendoni për Luka Modricin që e fitoi 'Topin e Arë'?”

Ibrahimovici: “Tani, ne mund ta shohim se Messi ka qenë duke garuar për 'Topin e Artë' kundër Florentino Perezit, jo ndaj Cristiano [Ronaldos]”.

Përkundër faktit se ka mahnitur me futbollin e tij për disa klube të mëdha evropiane, Ibra kurrë s’e ka fituar këtë çmim prestigjioz.