Barça, pas Richarlisonit

Sport December 10, 2018 - 12:18
Detajet

Barcelona është vënë në ndjekje të sulmuesit të Evertonit, Richarlison, transmeton zeri.info

Ylli i klubit anglez shihet si një zëvendësues i mundshëm i Luis Suarezit, raporton e përditshmja angleze “Daily Star”.

Reprezentuesi brazilian u transferua në “Goodison Park” vetëm në afatin kalimtar të verës, duke ndjekur trajnerin Marco Silva prej Watfordit te Evertonit.

Por, Richarlison që tashmë ka realizuar shtatë gola këtë edicion, ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të njohura, duke përfshirë edhe Barcelonën.

Sidoqoftë, raportohet gjithashtu se synimi primar i klubit katalonjas mbetet ylli i Tottenhamit, Harry Kane, i cili ka realizuar 13 gola dhe 2 asistime deri më tani me klubin londinez./Zëri