Berisha dhe Veseli titullarë, fitojnë Atalanta e Empoli!

Sport December 09, 2018 - 18:16
Detajet

Me Etrit Berishën në portë dhe Berat Gjimshitin që nuk ishte as në stol, Atalanta mori një fitore shumë të rëndësishme brenda në "Dacia Arena" përballë Udineses me rezultatin 1-3.

Duvan Zapata ishte heroi i miqve, ish-lojtari i bardhezinjëve nga Friuli ishte autori i të tre golave për Atalantën që me këtë sukses u ngjit përkohësisht në vendin e 6-të të renditjes, ndërkohë që Etrit Berisha bëri një paraqitje shumë të mirë dhe nuk kishte asnjë lloj përgjëgjësie në barazimin provizor të Udineses që mban firmën e Lassagnas në minutën e 12-të. 

Me Frederik Veselin titullar dhe që u ndëshkua edhe me karton të verdhë Empoli vazhdoi seriënë e rezultateve pozitive duke mposhtur 2-1 Bolognan në shtëpi.

Filipo Inzaghi tashmë rrezikon ndjeshëm shkarkimin nga stoli kuqeblu ndërkohë që Beppe Iachini në 4 javë me Empolin ka grumbulluar 10 pikë duke bërë mrekullinë pasi në 11 javë me Andreazzoli në stol skuadra toskane grumbulloi vetëm 6 pikë.

Në suksesin e Empolit realizuan dy sulmuesit Caputo dhe La Gumina ndërsa për Bolognan barazoi provizorisht Andrea Poli.