Karton i kuq, gol në minutën e 99-të, festë nudo dhe një Sampdoria e çmendur

Sport December 09, 2018 - 15:26
Detajet

Skuadra e Sampdorias ka dhuruar spektakël në sfidën e kësaj fundjave kundër Lazio në udhëtim.

Kjo ndeshje pati një përfundim super-dramatik me mysafirët që barazuan në minutën e 99-të, shkruan GazetaOlle.com

Riccardo Saponara realizoi bukur për ta dërguar skuadrën e tij në një festë të çmendur, në minutën e 9-të shtesë të ndeshjes.

Paraprakisht, Bartosz Bereszynski u ndëshkua me karton të kuq për mysafirët. Për Lazion në këtë sfidë mbrojti Thomas Strakosha.