Edhe Trepça 89’ dhe Kika kualifikohen në çerekfinale të Kupës

Sport December 09, 2018 - 14:56
Detajet

Trepça 89’ dhe Kika janë skuadrat e fundit që kanë siguruar kualifikimin në çerekfinale të Kupës së Kosovës, shkruan zeri.info

Mitrovicasit triumfuan në shtëpi ndaj Flamurtarit me rezultatin 3:0 pas vazhdimeve sepse koha e rregullt u mbyll pa gola.

Djibril Diawara realizoi golin e parë për vendasit në minutën e 92-të , derisa Martin Mircevski shënoi për 2:0 në minutën e 103-të.

Për rezultatin përfundimtar u përkujdes Arbër Pira në minutën e 110-të.

Ndërkohë, Kika triumfoi pas penalltive në shtëpi ndaj Istogut.

Koha e rregullt u mbyll me rezultatin 2:2, derisa në penallti vendasit triumfuan me rezultatin 3:1./Zëri