Darmianit i mungon Serie A

Sport December 09, 2018 - 13:00
Detajet

Matteo Darmian është krenar që është pjesë e Manchester Unitedit, por e pranon se i mungon liga italiane, derisa Juventusi, Interi, Napoli dhe Roma janë në ndjekje të tij.

29-vjeçari është pjesë e “djajve të kuq” që prej vitit 2015 kur u transferua nga Torino, por së fundmi nuk ka qenë zgjedhja e parë në formacionin e gjigandit anglez.

“Më duhet të them që më mungon me të vërtetë Serie A dhe Italia. E di se jam në njërin prej klubeve më të mira të botës dhe jam krenar që jam te Manchester Unitedi, por më mungon Italia. E dua vendin tim”, deklaroi Darmian, i cili është paraqitur në vetëm tri ndeshje këtë edicion për “djajtë e kuq”./Zëri