Chelsea përgatit 22 milionë euro për Elseid Hysaj

Sport December 09, 2018 - 10:35
Lajmet e fundit nga sporti

Chelsea nuk ka ndërmend të ndalë tentimet për të siguruar shërbimet e Elseid Hysaj.

Skuadra angleze tashmë ka përgatitur 22 milionë për t’i ofruar Napolit, shkruan “The Sun”, transmeton lajmi.net.

Trajneri i “bluve” të Londrës, ka punuar më herët me mbrojtësin e djathtë të Napolit, sa ishte në Serie A.

Sarri ka një simpati të madhe për mbrojtësin e kombëtares “kuq e zi” dhe dëshiron që me çdo kusht ta transferojë shqiptarin në Premierligë.

Napoli mund ta lirojë lojtarin, pasi së fundmi ata kanë afruar në skuadër edhe Kevin Malcuit, i cili mund ta mbulojë pozitën e Hysajt.

Mbetet të shihet nëse afati i janarit do ta dërgojë Hysajn në “Stamford Bridge”.