Shaqiri festoi përsëri me Shqiponjë

Sport December 08, 2018 - 14:43
Lexo tjera detaje

Shqiponja dykrenore është bërë hit botëror këtë vit, shkruan Zeri.info.

Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka e formuan shqiponjën me duar kur festuan golat ndaj Serbisë në Botërorin 2018.

Më pas, atyre iu ndalua të festonin me shqiponjë.

Por, Shaqiri. Pasi e shënoi golin ndaj Burnleyt së fundmi e formoi shqiponjën në një mënyrë tjetër, siç mund ta shihni në këtë fotografi.

Futbollisti i Liverpoolit e ka postuar foton në Instagram, ndërsa asaj ia ka përcjellë edhe një figurë shqiponjë dhe një raketë, duke dashur të thotë se shqiponja po fluturon. /Zëri/

Image