Trajnerët kosovarë pajisen me Licencën UEFA A

Sport December 07, 2018 - 19:43

Në ambientet e Qendrës Stërvitore të Ekipeve Kombëtare në Kamëz, është mbyllur të premten kursi UEFA A, shkruan Zeri.info.

Trajnerët që ndoqën këtë kurs janë pajisur me diploma, në një ceremoni të organizuar nga Sektori i Edukimit në Federatën Shqiptare të Futbollit, njofton Federata Shqiptare e Futbollit.

Në të kanë marrë pjesë organizatorët e kursit: Astrit Maçi, Alban Tafaj dhe Edmond Gezdari. Ky është edicioni i 14-të i kursit UEFA A, që zhvillohet në Shqipëri, ku për disa vite me radhë, zhvillohet edhe për trajnerët e Kosovës nga shtëpia e futbollit shqiptar.

Trajnimi për UEFA A vijoi për 6 javë me radhë dhe morën pjesë 29 studentë.

Sektori i Edukimit do të fillojë ditën e hënë, datë 10 dhjetor kursin për Drejtorët Sportivë.

Në mesin e trajnerëve që u pajisën me Licencën UEFA A ishte edhe trajneri me përvojë kosovar, Emin Ajvazi, i cili ka thënë se me licencë është lindur, por që tash e mori atë vetëm si dokument që i nevojitej. /Zëri/