'Femrat e kanë vendin në kuzhinë, jo në futboll

'Femrat e kanë vendin në kuzhinë, jo në futboll"

Sport dhjetor 07, 2018 - 15:22
Lexo detajet!

Një futbollist në Bundesligën gjermane u ndëshkua me karton të kuq nga një femër e cila ishte arbitrja kryesore e ndeshjes. 

Përpara se të largohej nga fusha e lojës, ai iu drejtua arbitres duke i thënë: Femrat e kanë vendin në kuzhinë, jo në futboll!

Federata Gjermane e Futbollit reagoi ndaj këtij gjesti duke e pezulluar futbollistin me 5 ndeshje. Ai gjithashtu u detyrua të arbitronte një ndeshje futbolli femrash si pjesë e ndëshkimit.

Gjatë kësaj ndeshjeje, futbollisti në rolin e arbitrit ndëshkoi 8 lojtare me kartonë të kuq. 

I pyetur pas ndeshjes se pse nxori aq shumë kartonë të kuq, ai u shpreh: Sepse femrat e kanë vendin në kuzhinë, jo në futboll!