Zenelit i pëlqejnë thashethemet që e lidhin me klubin e njohur

Zenelit i pëlqejnë thashethemet që e lidhin me klubin e njohur

Sport dhjetor 07, 2018 - 14:19
Detajet

Arbër Zeneli ka folur për interesimin e skuadrës turke, Fernerbahce, për shërbimet e tij.

Sulmuesi 23-vjeçar po kalon në formë të mirë këtë sezon me skuadrën holandeze, Heerenveen.

Përveç kësaj, Zeneli po shkëlqen edhe me fanellën e Përfaqësueses së Kosovës, duke shënuar shumë gola dhe dhënë asistime për bashkëlojtarët.

Paraqitjet e tij të mira me skuadrën dhe Përfaqësuesen kanë bërë që Zeneli të behet emër i lakuar në afatin kalimtar.

Sipas mediave, Zeneli pëlqehet shumë nga gjiganti turk, Fenerbahce, të cilët kanë shprehur interesim për transferimin e tij.

Për këtë ka folur edhe vet sulmuesi i Kosovës, i cili ka thënë se ka dëgjuar për interesimin e turqve dhe se ky është një nder i madh për të.

“Kam dëgjuar se për shërbimet e mia po interesohet Fenerbahce”.

“Të lidhet emri im me një gjigant turk është një nder i madh për mua”, ka thënë Arbër Zeneli.

Ndryshe, Zeneli ka shënuar tre gola dhe tetë asistime te Heerenveeni, ndërsa me Kosovën ka shënuar gjashtë herë në 15 paraqitje.