Ja çka do të bëjë Crvena Zvezda për Kosovën!

Sport December 06, 2018 - 19:02
Detajet

Crvena Zvezda do ta zhvillojë të shtunën ndeshjen me Napredakun nga Krushevci në kuadër të xhiros së 20-të të Superligës së Serbisë, shkruan Zeri.info.

Dhe, sipas mediave serbe, klubi nga Beogradi do ta tregojë humanitetin e tij për këtë ndeshje.

“Zvezda u bën thirrje tifozëve ‘Delije’ që të kontribuojnë për serbët e Kosovës. Me këtë rast, të gjitha të hyrjet nga shitja e biletave të kësaj ndeshjeje do t’ju dërgohen njerëzve serbë në Kosovë, për të cilët ndihma është gjithmonë e nevojshme”, shkruajnë mediat serbe duke iu referuar klubit më të madh të këtij vendi. /Zëri/