Shqipëria fton tre futbollistë të Interit!

Sport December 06, 2018 - 12:38
Detajet

Federata Shqiptare e Futbollit vazhdon t’i grumbullojë talentet e reja që luajnë në ekipet evropiane, shkruan sot gazeta Zëri.

Sipas medieve italiane, në Kombëtaren shqiptare për kampin e ardhshëm stërvitor, i cili i përfshin futbollistët e lindur nga viti 2001 deri më 2006-n, janë ftuar edhe tre futbollistët e rinj të Interit.

Bëhet fjalë për Riad Krasniqin (sulmues, i lindur në vitin 2001), Antonio Vishaj (mesfushor, 2005) dhe Samuele Kasa (mesfushor, 2005). /Zëri/