Interi synon vendin e dytë

Sport December 06, 2018 - 10:53
Detajet

Presidenti i Interit, Steven Zhang shpreson që klubi zikaltër ta përfundojë edicionin në vendin e dytë, por pse të mos mendojë edhe për më shumë, transmeton zeri.info

Interi është 11 pikë prapa kreut të tabelës, por mund ta reduktojë diferencën nëse arrin të fitojë ndaj Juventusit të premten.

“Unë gjithmonë kam besim. Ne jemi gati, ne duhet të përmirësohemi dhe të luajmë më mirë këtë edicion sesa në atë të kaluarin për të fituar, ky është objektivi ynë”, deklaroi Zhang.

“Ne duhet të kemi besim dhe të mendojmë pozitivisht. Juve është shumë e fortë dhe është acaruese që në fund të sezonit ata fitojnë gjithmonë. Realisht shpresoj që Interi të përfundojë i dyti, por nëse duhet të ëndërroj pse të mos mendoj për diçka më shumë?”, shtoi ai./Zëri