'Paqe' në Old Trafford, drama përfundon pa fitues

Sport December 05, 2018 - 23:02
Lexo Detajet

Manchester United dhe Arsenal, janë ndarë në paqe në xhiron e 15-të në Premierligës.

Manchester United dhe Arsenal, kanë barazuar 2 me 2 në “Old Trafford”.

Skuadra londineze kaloi fillimisht në epërsi me anë të Shkodran Mustafit në minutën e 26’-të, mirëpo  katër minuta më vonë, ‘Djajtë e Kuq’ e barazuan rezultatin me anë të Anthony Martial (30’), raporton lajmi.net

Pjesa e dytë solli edhe dy gola të tjerë, ku Arsenal e riktheu epërsinë me golin e shënuar nga Alexandre Lacazette (68’), por që shifrat u barazuan sërish, ku Jesse Lingard shënoi në minutën e 69’.

Pas javës së 15-të, Arsenal gjendet në vendin e pestë me 31 pikë, ndërsa Manchester United në të tetin me 23 sosh.