Humb Chelsea, nuk lejon befasi Liverpool i Shaqirit

Sport December 05, 2018 - 22:43
Lexo Detajet

Chelsea ka pësuar humbje në javën e 15-të në Premierligë.

Chelsea është mposhtur nga Wolves në udhëtim me rezultat, 2:1.

Skuadra londineze arriti të kaloj në epërsi me anë të Ruben Louftus-Cheek në minutën e 18’, mirëpo vendasi shënuan dy gola të shpejtë në pjesën e dytë me anë të, Raul Jimenez (59’) dhe Jota (63’), raporton lajmi.

Nga ana tjetër, Liverpool ka marr tri pikë të arta në përballjen ndaj Burnleyt.

Skuadra e Jurgen Klopp ka fituar 3 me 1 në udhtëim ndaj rivalit të Premierligës.

Burnley kaloi fillimisht në epërsi me anë të John Cork në minutën e 54’, ndërsa Liverpooli e vulois fitoren me tre gola të shënuar nga, James Milner (62’), Roberto Firmino (69’) dhe Xherdan Shaqiri (90’+2).

Pas javës së 15-të, Liverpool gjendet në vendin e dytë me 39 pikë, ndërsa Chelsea në pozitën e katërt me 31.