Savicevic: Kosovën e ka kapluar euforia, fusha e blertë do t’i tregojë të gjitha

Savicevic: Kosovën e ka kapluar euforia, fusha e blertë do t’i tregojë të gjitha

Sport dhjetor 05, 2018 - 17:24

Kryetari i Federatës së Futbollit të Malit të Zi, Dejan Savicevic i ka komentuar deklaratat e kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, i cili e ka konsideruar Përfaqësuesen e Kosovës si njërën prej dy skuadrave më të mira të Grupit A në kualifikimet e Evropianit 2020, shkruan Zeri.info.

“Ky është opinioni i tij. Personalisht, mendoj se është një deklaratë paksa e ekzagjeruar, por tash ata janë në eufori pasi e kanë fituar Ligën e Kombeve. Mendoj se është një ‘paralojë’ e tij. Ai ndoshta ka dashur t’i motivojë lojtarët, por më e rëndësishmja është se si do të jenë ata në fushën e blertë. Fusha do t’i tregojë të gjitha”, deklaroi legjenda malazeze për Telegrafin serb.

Për shkaqe politike Savicevic e pranon se do të ishte më i lumtur nëse Kosova nuk do të binte në grup me Malin e Zi dhe se e preferonte një skuadrës tjetër përfaqësuese nga vazoja e pestë.

Krahas Kosovës në Malit të Zi, në Grupin A të kualifikimeve për Botëror bëjnë pjesë edhe Anglia, Bullgaria dhe Republika Çeke.

“Dardanët” e kanë mundësinë të kualifikohen në Evropian edhe përmes Ligës së Kombeve. /Zëri/