Savicevic: Në ndeshje me Kosovën kemi punë me tri palë: serbë, malazezë e shqiptarë!

Sport December 05, 2018 - 16:58
Detajet

Presidenti i Federatës së Futbollit të Malit të Zi e ka komentuar Grupin A të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020, shkruan Zeri.info.

Vëmendja e të gjithëve është fokusuar në faktin se Mali i Zi do të luajë kundër Kosovës. Në aspektin sportiv pritet një përballje interesante, por është evidente se fokusi do të jetë në aspektin politik pas situatës së krijuar në Ballkan në dekadat e fundit.

Dhe kreu i futbollit malazez ka folur për herë të parë për shortin, e posaçërisht për përballjet me Kosovën.

“Ne si Federatë do ta kemi mjaft të vështirë për ta organizuar këtë lojë. Policia jonë në ndeshjen me Serbinë ka treguar se di të organizojë dhe të menaxhojë evenimente të mëdha, kështu që mendoj se e njëjta gjë do të ndodhë edhe me ndeshjen ndaj Kosovës, ku gjithçka do të shkojë mirë”, deklaroi fillimisht Savicevic për “Telegraf”-in serb.

“Po, është e qartë se do të jetë më e vështirë sesa ndaj Serbisë, sepse në këtë rast do t’i kemi tri palë: serbët, malazezët dhe shqiptarët”, shtoi ai. /Zëri/