Arsenali e humb edhe një futbollist pa asnjë qindarkë

Sport December 05, 2018 - 15:27
Detajet

Arsenali do ta lërë sulmuesin anglez Danny Welbeck të largohet nga klubi si lojtar i lirë në fund të këtij sezoni.

Klubi londinez nuk është i gatshëm t’i ofrojë kontratë të re Welbeckit dhe dëshiron ta largojë si lojtar të lirë në fund të këtij sezoni, sipas The Times, përcjell Gazeta Express.

Sulmuesi anglez do të mungojë deri vitin tjetër për shkak se e theu kyçin e këmbës dhe “Topçinjtë” janë duke  ndihmuar atë të rikuperohet, por nuk do t’ia zgjasin kontratën.

Welbeck tani i bashkohet Aaron Ramsey n listën e lojtarëve të profilit të lartë në Arsenal, të cilët shihen si tepricë, pasi edhe uellsianit iu bë me dije se nuk do t’i vazhdohet kontrata.