‘Donin ta digjnin familjen time vetëm pse kalova nga Boca te River’

Sport December 05, 2018 - 13:56
Detajet

Oscar Ruggeri, ish-futbollisti argjentinas, e di mirë se çfarë do të thotë një ndeshje mes River Plate dhe Boca Juniors.

Protagonist si me “Xeneizes”, ashtu edhe me “Millonarios”, ka luajtur edhe me fanellën e Real Madridit. Praktikisht, personi i duhur  në momentin e duhur.

Motivi? E thjeshtë, në stadiumin ku ai ka luajtur, pra “Bernabeu”, do të zhvillohet superklasiko mes dy skuadrave ku ai gjithashtu ka pasur një të shkuar.

Për “El Transistor”  të Onda Cero, ka shpjeguar shumë gjëra dhe përmbledhur atmosferën që pritet të jetë ditën e shtunë.

Ruggeri, një nga ata që e njeh në perfeksion se çfarë do të thotë të luash një ndeshje mes Bocas dhe Riverit, ka folur rreth të shkuarës së tij.

Ka veshur fanellën e Bocas për katër sezone, duke koleksionuar 155 ndeshje, përpara se të kalonte te River Plate.

Një transferim që nuk ishte edhe kaq i lehtë sa dukej.

“Kur kalova nga Boca te River Plate, më dogjën shtëpinë me prindërit e mi brenda. Kur ndodhi u paraqita personalisht përpara tifozerisë së organizuar të Boca Juniors (në Argjentinë tifogrupet njihen si Barra Brava). Ata të kërkojnë gjëra të caktuara sepse ushtrojnë presion dhe kërcënime ndaj teje dhe familjes. i kërkova që të më linin të qetë”.

Në fund, diçka edhe për ndeshjen e të dielës në “Santiago Bernabeu”:

“Do të jetë një ndeshje e pabesueshme dhe e vështirë. Riveri luan mirë, por Boca është më efikase. Nga asgjëja nuk mund të shënojë. Do të jetë ndeshje e pasigurt, duke parë dhe atë që ka ndodhur”.