Kur qeni e shpëton portën

Sport December 05, 2018 - 11:44
Detajet

Një qen e ka shpëtuar një ekip nga pranimi i golit duke vrapuar drejt topit dhe bllokuar atë pak para se të futej në portë në një ndeshje në Argjentinë.

Qenushi krenar kishte vendosur të shëtisë gjatë një ndeshje të ligës së tretë argjentinase mes Juventud Unida de Gualeguaychu dhe Defensores de Belgrano de Villa Ramallo, transmeton Gazeta Express.

Skuadra vendase po fitonte 3-0 ndaj kundërshtarit të saj, dhe ishte skuadër superiore në këtë takim.

Ndërsa një gabim i tmerrshëm i portierit të vizitorëve ua dha atyre mundësinë më të lehtë të mundshme për ta çuar në 4-0 rezultatin.

Megjithatë, qeshuni mendoi ndryshe dhe u shfaq nga askund dhe doli para portës duke e devijuar topin dhe shmangur golin e sigurt.