Interi përsëri pas Darmianit

Sport December 05, 2018 - 10:55
Detajet

Interi është duke shprehur përsëri interesim për mbrojtësin e Manchester Unitedit, Matteo Darmian, transmeton zeri.info

E përditshmja italiane “Gazzetta dello Sport” raporton se klubi italian është i shqetësuar për gjendjen fizike të Sime Vrsaljkos dhe është duke menduar që të mos e shfrytëzojë mundësinë e blerjes së tij për 17.5 milionë euro.

Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio është duke menduar për transferimin e Darmianit, i cili nuk është në planet e Jose Mourinhos dhe është afër skadimit të kontratës.

Interi e kishte kërkuar Darmianin edhe gjatë verës që lamë pas, por nuk kishte arritur marrëveshje me “djajtë e kuq”./Zëri