UEFA i thotë ‘BRAVO’ Kosovës – e bën anëtare të ‘Grassroots Charter’

UEFA i thotë ‘BRAVO’ Kosovës – e bën anëtare të ‘Grassroots Charter’

Sport dhjetor 04, 2018 - 22:36
Lexo detajet!

Federata e Futbollit të Kosovës zyrtarisht është bërë anëtare e projektit ‘Grassroots’t të UEFA’s, i cili ka për qëllim përhapjen e futbollit te fëmijët, në shkolla, te ata me aftësi të kufizuara, e madje edhe për veteranët.

Ne një postim në rrjetet sociale, vetë UEFA i thotë një BRAVO të madhe Kosovës, për këto arritje, vetëm 2 vite nga pranimi i kësaj federate të re në shtëpinë më të madhe të futbollit evropian, përcjell gazetametro.net.

Me këtë rast është mbajtur edhe ceromonia e nënshkrimit të marrëveshjës, e cila i mundëson FFK’së të promovojë dhe zhvillojë futbollin tek të rinjtë dhe shtresat e ndryshme të shoqërisë.