Scolari e merr në dorë këtë Përfaqësuese!

Sport December 04, 2018 - 19:23

Federata e Futbollit e Kolumbisë ka njoftuar se e ka emëruar Luis Felipe Scolarin trajner të ri të Kombëtares së Kolumbisë.

Lajmin e ka bërë të ditur “ESPN Brazil”, përcjell Zeri.info.

Ish-trajneri Jose Pekerman e la këtë ekip pasi kolumbianët humbën nga Anglia në penallti në Botërorin e fundit në të tetën e finales për t’u larguar pas gjashtë vjetësh.

Scolari së fundmi e ka udhëhequr ekipin Palmeiras, ndërsa më parë edhe Brazilin e Portugalinë. /Zëri/