Rabiot, i hapur për oferta

Sport December 04, 2018 - 19:21

Adrien Rabiot i ka mbyllur bisedimet rreth vazhdimit të mundshëm të kontratës me Paris Saint-Germainin.

Lajmin e ka bërë të ditur “RMC Sport”, përcjell Zeri.info.

Mesfushori kualitativ tash po planifikon t’i nisë bisedimet gjatë janarit me klubin e ri.

Në fakt, interesim për përfaqësuesin francez kanë shprehur Arsenali, Tottenhami e Barcelona.

Nga vera e ardhshme ai do të jetë lojtar i lirë, por ka mundësi të shitet nga PSG-ja në Angli ose në Spanjë gjatë janarit. /Zëri/