Këto klube ia mësyjnë Iscos!

Sport December 04, 2018 - 19:01

Tri klubet londineze, Arsenal, Chelsea e Tottenham, po përfliten me një interesim të mundshëm për mesfushorin e Real Madridit Isco.

Lajmin e ka bërë të ditur tabloidi britanik “The Sun”, përcjell Zeri.info.

Spanjolli nuk ka startuar te “Los Blancos” qëkur ekipin e ka marrë në dorë Santiago Solari dhe për këtë arsye po mendon të largohet.

Përfaqësuesi spanjoll është në pritje të ofertave të majme dhe ato nga Premierliga do të ishin të mirëseardhura. /Zëri/