Zbulohen votat për Topin e Artë, ja ku përfunduan Ronaldo dhe Messi

Sport December 03, 2018 - 19:57
Detajet

Mediat italiane kanë arritur që të zbulojnë shumicën e listës së fituesve të Topit të Artë

Cristiano Ronaldo raportohet se është i dyti me viota për Topin e Artë, pas ish shokut të tij të skuadrës në Real Madrid, Luka Modric.

France Football është duke lajmëruar një nga një fituesit ne këtij çmimi, që pritet të mbahet sonte.

Sipas rezultateve që kanë dalë online, Modric ka fituar 753 pikë, duke u përcjell nga ylli i tanishëm i Juventusit, Cristiano Ronaldo më 476 pikë.

Antoine Griezmann është i treti më 414 pikë, pastaj Kylian Mbappe më 347, ndërkaq i pesti është Messi me vetëm 280 pikë.

Top 10’ja kompletohet nga Mohamed Salah (188), Raphael Varane (121), Eden Hazard (119), Kevin de Bruyne (29) dhe Harry Kane (25).